Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dënuar sulmin e mbrëmshëm fizik ndaj gazetarit Valon Syla, përcjell InLajmi.
“Sulmi ndaj gazetarit Syla, është sulm ndaj vetë fjalës së lirë dhe mendimit të lirë, shtylla thelbësore të vet demokracisë”, tha Abdixhiku.
Abdixhiku ftoi organet e rendit që të gjejnë sulmuesit dhe të njëjtit të vihen para drejtësisë.
“Angazhimi ynë për një shoqëri të lirë dhe demokratike nënkupton angazhimin për mbrojtjen e fjalës së lirë të secilit. Prandaj sulmi ndaj gazetarit Syla është sulm ndaj këtij angazhimi. Ftoj organit e rendit dhe drejtësisë të gjejnë sulmuesit dhe të njëjtit t’i vënë para drejtësisë”, tha Abdixhiku. /InLajmi/