Policia e Kosovës raporton se një grua bashkë me 2 fëmijët e saj është zhdukur, djalin dhe vajzën të moshës 11 e 12 vjeç përcjell InLajmi.
Nga Policia u bë e ditur se rasti ka ndodhur në Gjakovë dhe se ende nuk dihet për vendndodhjen e tyre.
Tutje policia njofton se është duke u marr me rastin, ndërsa për këtë është njoftuar edhe prokurori i shtetit.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën e cekur bashkëshortja e tij kosovare së bashku me dy fëmijët e saj djalë dhe vajzë të moshës 11 dhe 12 vjeç që i kishte pas nga martesa e mëhershme janë larguar nga shtëpia e tij dhe nuk duhet vend ndodhja e tyre. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori. /InLajmi/