Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier reagoi pas plagosjes së një personi në Zeveçan ku dyshohet se i përfshirë është edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Hoevenier thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara që fillimisht u mohua krimi teksa kërkojnë hetim të plotë nga policia për këtë rast.
Në mes tjerash, tha se mbështetja e Amerikës për Kosovën do të vazhdojë veçse ata që janë përgjegjës për veprime kriminale duhet të mbajnë përgjegjësi.
Postimi i plotë i tij:
SHBA-ja është e shqetësuara për një incident në të cilin një serb i Kosovës u qëllua mbrëmë në Zveçan/Zveqan. Zyrtarët dhe institucionet e Policisë së Kosovës duhet të kryejnë një hetim të plotë dhe të besueshëm. Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga mohimi fillestar i bërë pa kujdesin e duhur

Të gjithë qytetarët duhet të kenë besim në transparencën e zbatimit të ligjit dhe sektorit të drejtësisë. Mbështetja e SHBA-së për institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit avancon një vizion të përbashkët të një shteti demokratik dhe multietnik. Ata që janë përgjegjës për veprime kriminale duhet të mbajnë përgjegjësi /InLajmi/