Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar përvjetorin e Betejës së Koshares, njërës ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell InLajmi.
Osmani theksoi se Beteja e Koshares dëshmoi fuqishëm se sakrifica për liri është e lartë dhe se liria nuk ka çmim.
“Në këtë ditë, kujtojmë me respekt heronjtë e Betejës së Koshares dhe të luftës çlirimtare të UÇK-së. Beteja e Koshares dëshmoi fuqishëm se sakrifica për liri është shumë e lartë, por liria nuk ka çmim”, tha Osmani.
Tutje, ai kujtoi rënien heroike të komandantëve ndërsa shtoi se kjo betejë ruan vend në kujtesën kolektive.
“Rënia heroike e komandantëve Salih Çekaj, Agim Ramadani, Xhemajl Fetahaj, Abaz Thaçi dhe komandantëve e luftëtareve të tjerë, dëshmoi se Beteja e Koshares ruan vend nderi në kujtesën tonë kolektive”, tha ajo.
Për më tepër, ajo tha se populli shqiptar përulet para sakrificës së luftëtarëve nga Poroji i Tetovës, Tropojës, Tiranës, Tuzit e Preshevës, të cilët iu bashkuan luftës në Kosovë.
“Përulemi para trimërisë dhe sakrificës së luftëtarëve të lirisë nga Poroji i Tetovës, Tirana e Tropoja, Tuzi e Presheva dhe vullnetarëve nga vende të tjera, të cilët iu bashkuan luftës së popullit të Kosovës për liri dhe dinjitet”, tha presidentja. /InLajmi/