Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka thënë se ideja për zgjedhjet në veri nuk është e mirë dhe nuk i kontribon demokracisë.
Nushi ka thënë se raportet e organizatave joqeveritare tregojnë se në Mitrovicën e Veriut dhe në Leposaviq nuk ka asnjë kandidat serb.
“Po pretendojnë me mbajtë zgjedhje Qeveria në 2 komuna 95 për qind janë serb por nuk ka kandidat serb. E dime se çfarë mbjell kjo logjikë, e dime se çfarë tensioni mundet me shkaktu një tentative e mbajtjes ‘së dhunshme’ të zgjedhjeve”, ka thënë Nushi.
“Është një histori i tensioneve të vazhdueshme të shkaktuara nga Qeveria shpesh…, e cila e ka sjellë një situatë ku ne tashmë atë pjesë të territorit e kemi bërë object marrëdhënie me Serbinë, të cilën po e quajmë kriminale por në fund po bëjmë marrëveshje me të”, ka thënë tutje Nushi
Nushi ka shtuar se nga studimet që janë bërë del se distanca e serbëve në veri me institucionet e Kosovës për shkak të tensioneve të shkaktuara nga Qeveria, është rritur.
“Problemi këtu qendron se Kurti po e sheh veriun ose po don të na e shet ashtu si problem të krimit të organizuar”, ka shtuar tutje Nushi për TV Dukagjini
Ndërsa për ambasadorët e huaj që janë pro mbajtjes së zgjedhjeve në veri, Nushi është shprehur se dhe herën e kaluar ata i kanë dhënë të drejtë por se situata ishte e tensionuar dhe kanë propozuar që të mbahen në një kohë tjetër, derisa ka shtuar se nuk ka kushte të sigurisë për mbajtjen e atyre zgjedhjeve.