Mjekët që punojnë në shërbimin shëndetësor publik të Anglisë nisën të martën një grevë për shkak të pakënaqësive me pagat dhe kushtet e punës, transmeton InLajmi.
Dhjetëra mjekë të rinj janë në grevë dhe kjo parashihet të jetë “problem serioz” për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar.
Në anën tjetër, Shoqata Mjekësore Britanike (BMA), sindikata që përfaqëson mjekët, kërkon një rritje pagash prej 35%, duke argumentuar se mjekët kanë pësuar një ulje reale të pagave prej 26% gjatë 15 viteve.
Ata gjithashtu argumentojnë se mungesa e stafit dhe ngarkesa që kanë pësuar nga pandemia ka mundur të rrezikojë edhe pacientët.
“Ne kemi pasur një ulje masive dhe po mbushim më shumë boshllëqe sepse njerëzit po largohen,” tha doktoresha e re Katrina Forsyth, e cila shtoi se ndonjëherë qante pas turneve.
“Po bëhet më pak e sigurt për pacientët,” tha ajo, shkruan France 24.
Qeveria thotë se kërkesa e mjekëve është e papërballueshme. /InLajmi/