Lidhur me debatin e ashpër që Ronaldo pati me Bledin dhe Nitën, ndërhyu edhe Luizi.
Bledi u shpreh se hyrjet e reja, po kopjojnë Luizin dhe se bëjnë çdo gjë, fiks si ai. Luizi u përgjigj me fjalë ofenduese, duke i thënë Bledit se ai është burracak dhe se nuk ka fytyrë.
Bledi: Dua të drejtën e autorit për fjalën vegjetues, sepse e ka kopjuar te mua. Është lojtar pa identitet. Më vjen keq për audiencën. Në datën 1 prill, u futën tre mafioshka. Mafioshka është kukull ruse, që secila ka identitetin e saj. Kemi tre lojtarë të ardhur dhe janë njësoj si Luizi. I gjetëm në qoshe, në qoshe do i lëmë. Kryejnë vetëm një funksion, shkruan TopChannel.
Luiz: Këto që i quan ky me këto emra, po i përdor pak keq. Mos më ndërprit pra, Apo je 50 vjeç dhe do fjalën. Respektin tim nuk e ke, burracak je, pikë fytyre nuk ke. Ky zotëria doli si burrë dhe erdhi si kokrra e frikacakut. Ai nuk ka këllqe. Nuk ka guxim as për debat, ngrihet dhe ikën. I kam thënë çfarë ke me Kiarën, ke me Kiarën dhe çfarë ka me mua, e ka me mua. Ronaldo ka ardhur ndryshe, por prap i thash nuk e di nëse ai do e mbante dot 24 orë. Ai nuk mundi ta mbante dot.