Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se Qeveria Kurti erdhi në pushtet me premtimin për rritje të prodhimit vendor dhe zvogëlim të varësisë nga importi, përcjell InLajmi.
Sipas LDK-së, në vend të këtyre qeveria Kurti rriti vetëm deficitin tregtar, ku 5 miliard euro është vlera e deficitit tregtar.
Nga kjo parti më tej njoftuan se Qeveria Kurti nuk ka bërë asnjë reformë fiskale, që do të nxiste rritjen e prodhimit vendor
Njoftimi i plotë i LDK-së:
Kjo qeveri që erdhi me premtimin për rritje të prodhimit vendor dhe zvogëlim të varësisë nga importi, rriti vetëm deficitin tregtar.
5 miliard euro është vlera e deficitit tregtar, rekord për periudhen e pasluftës
Rritje rekorde e importeve, përfshirë rritje të importit të grurit, miellit, qumështit dhe energjisë elektrike
Asnjë reformë fiskale, që do të nxiste rritjen e prodhimit vendor
Asnjë investim i huaj në prodhim
Ky pushtet është i paaftë! Kosovës po i kushton shtrenjtë! /InLajmi/