Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u deklarua pasi Kosova vendosi të blejë një vilë në Mbretërinë e Bashkuar që do ta shndërrojë në ambasadë, përcjell InLajmi.
Kurti pasi bëri të ditur blerjen e ndërtesës ku do të vendoset ambasada, theksoi se shteti i Kosovës është i nderuar nga historia kulturore që mban lokacioni.
Tutje shefi i ekzekutivit tha se synimi i Kosovës është forcimi i lidhjeve me Mbretërinë e Bashkuar.
Postimi i plotë i tij:
I emocionuar të ndaj që ambasada Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar ka një adresë të re dhe së shpejti do të zhvendoset në Hyde Park në një shtëpi që i përkiste komedianit të ndjerë Spike Milligan. Ne jemi të nderuar nga historia kulturore që mban lokacioni dhe synojmë të forcojmë më tej lidhjet tona me Mbretërëinë e Bashkuar /InLajmi/