Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka përkujtuar komandant Agim Ramadanin, në 24 vjetorin e rënies së tij, përcjell InLajmi
Duke kujtuar jetën dhe veprën e atdhetarit Ramadani, lideri Krasniqi kujtoi betejën më të rëndësishme për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, betejë në të cilën u flijua edhe komandant Katana.
Tutje ka shtuar ai se Katana si poet e si patriot dha shembullin e veçantë se si duhet të mbrohet atdheu.
Krasniqi shprehet se Agim Ramadani sot jeton në zemrat tona përmes vargjeve dhe luftës së tij.
Postimi i plotë i tij:
24 vjet nga rënia heroike e Agim Ramadanit – komandant “Katanës”.
Duke i prirë një prej betejave më të rëndësishme të luftës çlirimtare, asaj për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, Agimi u flijua edhe vet që ai kufi të mos mbyllet më.
Përmes jetës dhe veprës, si poet e patriot, Agimi dha shembullin e veçantë se si duhet dhe mbrohet Atdheu. Sot, përmes vargjeve dhe luftës së tij, ai jeton në zemrat e secilit shqiptar atdhedashës.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të betejës së Koshares, bashkëluftëtarëve të Agimit, që për asnjë moment nuk u stepën në rrugën e shenjtë të lirisë! /InLajmi/