Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një konferencë për medie ka bërë të ditur se mbledhja është shtyrë për të mërkurën, raporton InLajmi.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, ka thënë se anëtarët kanë konstatuar se u duhen më shumë informacione në lidhje me çështjet që do të diskutohen
“Në momentet e fundit derisa po diskutohej në këshillin për operacione zgjedhore, ku po trajtoheshin shumë çështje që priteshin të dilnin sot më rendin e ditës, anëtarët e KQZ konsideruan se do të duhej më shumë informacione në lidhje më rendin e ditës”, tha Elezi.
Për më tepër, mbledhja u shty për të mërkurën në orën 11:00.
“Mbledhja e paraparë të zhvillohet sot në orën 11:00 u shty për ditën e nesërme, për orën e saktë do të i’u njoftojmë”. /InLajmi/