• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 21 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Gjendja ekonomike në vend, Haradinaj: Qeveria Kurti po i mashtron qytetarët

Libona Gegaj nga Libona Gegaj
11 April 2023
në Kosovë
0 0
0
Haradinaj: Albin Kurti është kryeministër mashtrues, e kam shpjegu shumë herët
0
SHPERNDARJE
20
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi se Qeveria Kurti po i mashtron qytetarët sa i përket situatës ekonomike në raport me buxhetin e shtetit, përfshirë edhe çështjen e punësimeve, përcjell InLajmi

Kryetar i AAK-së, Haradinaj ka rënditur disa detaje, për të cilat thotë se janë shifra që vënë në pah, manipulimet e qeverisë që po e drejton, Albin Kurti.

E sipas Haradinajt e vërteta e plotë do të dalë vetëm pas raportit të Auditorit Gjeneral për buxhetin e vitit 2022 dhe ajo ka mundësi të dalë edhe më e hidhur.

Postimi i plotë i tij:

Shifrat që shpërfaqin mashtrimin e qeverisë!

Janë të rralla rastet kur në kohë krize, ekonomike, sociale e shëndetësore, shtetit t’i teprojnë para, ose edhe të mos i mbledh as të hyrat e parapara për buxhetin e vet.

Kështu psh, qeveria ka paraparë që për vitin 2022 t’i shpenzojë rreth 3 miliardë e 159 milionë euro, por i ka shpenzuar vetëm 2 miliardë e 625 milionë. Dmth i kanë tepruar hiç më pak se 533 milionë e 862 mijë euro, pjesa më e madhe prej të cilave në investimet kapitale.

Me buxhetin e vitit 2022, për investime kapitale ishin paraparë 698 milionë euro e janë realizuar 422 milionë. Dmth 280 milionë më pak. Për dy vjet kësaj qeverie i kanë mbetur të pashfrytëzuara 478 milionë, vetëm nga investimet kapitale. Kjo dmth se është investuar më pak, është punuar më pak, është fituar më pak. Gjithçka më pak, vetëm se qytetari është varfëruar më shumë.

Këto 478 milionë të taksapaguesve nuk u janë kthyer atyre, por janë ruajtur në “bunkerin financiar” të qeverisë dhe kjo në kohën më të keqe, jo vetëm për shkak të krizës ekonomike sociale, por edhe të inflacionit që ka mbërritur në pothuaj 20 përqind.

Për të qenë tablloja edhe më e zezë, prej këtyre 422 milionëve të investimeve kapitale, rreth 24 milionë janë pagesa ndëshkimore pa kurrfarë përfitimi, 88 milionë avanse për punë që as që kanë filluar, 16 milionë për mirëmbajtje, 17 për ndërtesa administrative e kështu me radhë… Dmth rreth gjysma e kësaj shume (diku rreth 210 milionë) të investimeve kapitale, janë sikur të mos kishin ndodhur fare sepse s’kanë patur asnjë efekt në zhvillimin ekonomik.

Ka pasur propagandë të tmerrshme edhe në fushën e punësimit. Njëri thoshte se janë punësuar mbi 20 mijë persona e tjetri ia kalonte…

Por faktet flasin ndryshe!

Me Ligjin per Buxhetin 2022 janë paraparë që në sektorin publik mund të figuronin 87 mijë e 311 të punësuar, kurse për këtë vit kanë qenë 7225 veta më pak, nga sa lejonte buxheti. Kjo do të thotë se kjo qeveri nuk e ka realizuar planin e punësimit as aq sa ia lejonte buxheti i paraparë.

Këta edhe fondin e pagave e kanë pasur për 8 milionë euro më pak se në vitin 2020. Por kjo është shuma nominale, sepse nëse asaj ia kalkulojmë rritjen e çmimeve dhe inflacionin për vitin 2021 dhe 2022, del se të punësuarit në sektorin publik për vitin 2022, në vlerë reale janë paguar përreth 100 milionë më pak.

Qeveria përpos që nuk ka shpenzuar aq sa e ka pasur buxhetin dhe aq sa ka paraparë, ajo ka shënuar dështime edhe në grumbullimin e buxhetit. Kështu psh, nga të hyrat e parapara buxhetore për vitin 2022, në shumë prej mbi 3 miliardë eurosh, janë realizuar 382 milionë më pak.

Është e pakuptueshme se si i ka dalë kjo matematikë qeverisë, sepse krahasuar me vitin paraprak, importet për vitin 2022 janë rritur për afro një miliard, kurse eksportet përreth 165 milionë. Në total i bie që deficiti tregtar ka shënuar rritje për 790 milionë. Kjo i bjen që të jenë vjelur taksa më shumë, por buxheti ka mbetur mangut për 382 milionë. Kjo kërkon shpjegim!

Në këto matematikat buxhetore financiare të Qeverisë, ka edhe një anomali tjetër. Derisa mallrat që kanë hyrë në Kosovë kanë shënuar rritje për 20%, të hyrat nga doganat janë rritur vetëm për 6.4 %, ose akciza për vetëm 3.2 %. Kjo dmth se ose ka rënë kontrolli doganor, ose është rritur kontrabanda në kufi dhe krimi i organizuar.

Në këtë qeveri, po ka pasur disa rritje.

Janë rritur shpenzimet në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve, prej 280 milionë sa ka qenë në vitin 2021 në 333 milionë në vitin 2022; Shpenzimet e udhëtimit jashtë vendit prej 3 milionë e 182 mijë eurosh sa ka qenë në vitin 2020, janë rritur në 8 milionë e 185 mijë në vitin 2022; Janë rritur edhe udhëtimet brenda vendit, nga 1 milionë e 73 mijë euro për vitin 2020 në 2.199 mijë; Karburantet për vetura zyrtare nga 6 milionë e 613 mijë në 2020 janë rritur në 11 milionë e 342 mijë euro në 2022. Edhe drekat zyrtare poashtu.

Që të mos dalë se kjo qeveri ka pasur vetëm rënie. Ka pasur edhe rritje, në luksin e qeverisë, për të cilin na ka pasë folur aq shumë Albin Kurti!

Dhe krejt këto që i paraqita më sipër, janë nga të dhënat zyrtare të Qeverisë, sepse e vërteta e plotë do të dalë vetëm pas raportit të Auditorit Gjeneral për buxhetin e vitit 2022 dhe ajo ka mundësi të dalë edhe më e hidhur. /InLajmi/

Tags: Albin KurtiQeveria e KosovësRamush Haradinaj
Postimi i mëparshëm

Plagoset serbi në veri, suspendohen 4 zyrtarë policorë

Postimi tjetër

Bajqinovci: Nuk është hera e parë që Vuciq thotë se nuk do të zbatojë marrëveshjen

Të ngjajshme Postime

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna
Kosovë

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

16 October 2025
Mot me vranësira e intervale kohore me diell
Kosovë

Në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira të shpeshta

29 September 2025
Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë
Kosovë

Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë

28 September 2025
Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta
Kosovë

Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

28 September 2025
Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë
Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024
Kosovë

548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

25 September 2025
Postimi tjetër
Atentati i planifikuar, Bajqinovci: LDK-ja u mundua ta përdorë politikisht

Bajqinovci: Nuk është hera e parë që Vuciq thotë se nuk do të zbatojë marrëveshjen

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu