Këtë të martë ka filluar procesi i paraqitjes së provave nga Zyra e Prokurorisë Speciale dhe fjalën e ka marrë dëshmitarja e parë, e cila po dëshmon në masa mbrojtëse të sigurisë, identiteti i të cilës nuk po bëhet i ditur për publikun, raporton InLajmi.
Dëshmitarja e parë në fillim të seancës deklaroi se do të thotë vetëm të vërtetën dhe se nuk do të mbajë asgjë të fshehtë ndërsa Prokurori kërkoi fillimisht një seancë private.
Seanca po zhvillohet e mbyllur dhe me redaktime.
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdimisht kanë theksuar se seancat private urdhërohen nga gjyqtarët për të mbrojtur dëshmitarët ose personat e tjerë të përfshirë në procedurë.
Tutje, dëshmitares iu dha fjala, mirëpo iu bë me dije nga Prokurori që të mos thotë informacione që publiku mund ta identifikojë.
Ajo u pyet nga Prokurori nëse është intervistuar më herët nga Prokuroria ndërsa përgjigja e dëshmitares ishte “Po, në Prishtinë”. /InLajmi/