Ish-eprori i UÇK-së, Zafir Berisha në “Politiko” ka dhënë komentin e tij sa i përket çështjes së Gjykatës Speciale në Hagë.
Berisha ka thënë se kjo Gjykatë burimin e ka në Beograd e cila filloi me një sajesë si shtëpia e verdhë ndërkohë që sot nuk përmendet fare.
“Sajesa të përgatitua në Serbi dhe ndonjë argati të tyre në Kosovë ka të bëj me një shtëpi të verdhë që tani as nuk përmendet. Nuk ka 10 ditë që televizioni publik ka publikuar një dokumentar tjetër në prag të fillimi të gjyqit ndaj krerëve dhe ky dokumentar sërish është i fokusuar për shtëpinë e verdhë. Për mua dhe ne këtu që kemi përcjellur zhvillimet nuk do të na linte përshtypje po të mos kishim një pjesë me mendim kritik të kufizuar dhe t’i marrin ‘blanko’ këto propaganda. Pra këto ditë kur ka filluar gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në katër anët janë drejtuar shigjeta ndaj atyre që njihen si themeli i shtetit të Kosovës.”, ka thënë ai në “Politiko”.
Tutje, ai ka thënë se tani kjo ‘’luftë speciale’’ është finalja e betejës mes UÇK-së dhe Serbisë, shkruan Gazeta10.
“Mendoj se kjo lufta speciale e propagandistike ka një burim dhe ai është Beogradi, e cila është plasuar në forma të ndryshme. Faktikisht tani është finalja e betejës së fundit të eksponentëve të UÇK-së kundër Serbisë. E them kundër Serbisë sepse konteksti se si ka ardhur deri tek kjo Gjykatë, dmth burimin e ka në Serbi. Kjo nuk është më sekrete. E kemi deklaratën e ambasadorit serb në Zvicër, i cili me misionin e shefit të BIA-së ka shku ambasador për me rekrutu një senator që natyrisht pastaj është furnizuar me materiale dhe iu ka derivu një raporti për Këshillin e Evropës.”, ka përfunduar ai.