Zgjedhjet në 4 komunat veriore do të mbahen me 23 prill
Megjithatë, në veri ka pasur disa incidente, si djegie të veturave e sulme ndaj Policisë së Kosovës.
Për mbajtjen e zgjedhjeve në këto komuna dhe rrezikun për eskalim të situatës ka folur anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani.
Ai thotë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se janë në pritje të informacioneve për hapjen e qendrave të votimit.
“KQZ ka ndërmarrë të gjitha veprimet në përgatitje për zgjedhjet e 23 prillit. Jemi në koordinim me organet kompetente të sigurisë, dhe jemi të pritje të informacioneve shtesë lidhur me hapjen e qendrave të votimit”, thekson ai.
Elshani potencon se kanë dërguar një listë të qendrave të votimit dhe po presin vlerësime nga Ministra e Brendshme, duke shtuar se dëshirojnë që të hapen qendrat e votimit ashtu siç e obligon ligji.
“Ne kemi dërguar një listë të qendrave të votimit, aty ku është mbajtur procesi zgjedhor në zgjedhjet lokale 2021 dhe jemi në pritje të vlerësimeve nga Ministria e Punëve të Brendshme. Si KQZ dëshirojmë që qendrat e votimit të hapen afër qytetarëve, pra në secilin vendbanim, ashtu siç na obligon edhe ligji”, deklaron Arianit Elshani për Blic
Sipas tij, nuk ka mundësi të dështimit të zgjedhjeve në veri.