Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, nuk ka kursyer kritikat për Qeverinë e Kosovës, të cilës ia ka numëruar 100 ditët e këtij viti, duke theksuar se “askujt aty nuk mund t’i thuash ‘puna e mbarë’, përcjell InLajmi.
Tahiri thekson se vitit 2023 i kanë mbetur 265 ditë ndërsa shpreh dyshimet se çfarë do të ndodhë me pagën minmale, me punimet në rrugë magjistrale dhe Ligjin e Pagave, për të cilat thotë se nuk dihet asgjë.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Tahiri kritikon Qeverinë e Kosovës për keqqeverisje, pasi shumë herë ka theksuar se kjo qeveri nuk po punon si duhet.
Postimi i plotë i tij:
Sot, është dita e 100 e këtij viti, pa pasur mundësi askujt në Qeveri me i thënë ‘puna e mbarë’. Vitit 2023 i kanë mbetur edhe 265 ditë, nuk po shihet se çka do të ndodhë me pagën minimale, s’dihet fati i Ligjit të Pagave, nuk dihet kur do të nisin punimet në rrugët magjistrale, nuk dihet asgjë!! /InLajmi/