Ismail Syla në një rrëfim special për Politiko ka treguar momente të padëgjuara të punës së tij si këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçit.
Syla e ka përshkruar Thaçin si lider e burrështetas që me “shpirmadhësinë e tij” ka arritur të tejkalojë çdo momente krize përgjatë kohës sa ishte në krye të Qeverisë si dhe për vitet e fundit si president i vendit.
Ai madje tregon se për 20 vjet pune si këshilltar i ish-presidentit Thaçi asnjëherë nuk është ndier keq e as i fyer nga ai, shkruan Gazeta10.
“Një kohëzgjatje prej 20 vjetve, ka zgjatur sepse natyra e presidentit, e kryeministrit duke një qehre e rëndë për ata që s’kanë kontakt me të. Ai në fakt është një njeri i cili në këtë periudhë prej 20 vjetëve s’kam pasë as za t’zitë e thonit. Ne shpesh herë kemi bërë gabime që jemi skuqur, dhe ndoshta kemi merituar të largohem nga kabineti i tij, por ai me shpirmadhësinë e tij ka arritur ta tejkalojë, saqë vërtetë asnjë lider e burrështetas s’do ta toleronte një veprim të tillë.”, tregoi tutje Syla në Politiko