Një ortek në Aplet franceze ua mori jetën 4 personave ndërsa 2 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, transmeton InLajmi.
Një person gjithashtu pësoi lëndime të lehta nga orteku, ndërsa 8 të tjerë të përfshirë gjithashtu nuk pësuan lëndime të rënda.
Sipas autoriteteve, orteku ishte 500 metra i gjerë dhe zbriti nga shpati i malit mbi 1.600 metra rënie.
Orteku u rrëzua nga akullnaja Armancette në Contamines-Montjoie, në rajonin Haute-Savoie, rreth 30 kilometra në jugperëndim të Chamonix, shkruan Abc.News.
Autoritetet kanë paralajmëruar turistët që vizitojnë zonën të kenë kujdes për të shmangur incidentet. /InLajmi/
