Futbollisti i njohur, Marcelo ka fituar një tjetër trofe duke shtuar në vitrinat e tij edhe një tjetër kupë të rëndësishme.
Skuadra e tij, Fluminense fitoi ndeshjen e 2-të të playoffit ndaj Flamengos me rezultatin 4 me 1 (rezultati i përgjithshëm 4 me 3) dhe u shpall kampion në Campeonato Carioca.
Marcelo në këtë ndeshje realizoi edhe një gol tejet të bukur nga distanca me këmbën e tij të majtë.
Kujtojmë që braziliani ishte larguar nga Real Madrid si një prej lojtarëve me më së shumti tituj në historinë e klubit spanjoll me 25 tituj, transmeton Lajmi.net.
34-vjeçari me Fluminense kishte fituar edhe një titull, por kjo ndodhi në vitin 2005.