Për gati 2 javë, Ekipi Menaxhues mund të prezantojë draft-statutin për formimin e Asociacioni të komunanave me shumicë serbe.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pas takimit të 4 prillit me Drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq dhe Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se ka një darkodim fillestar që takimi i radhës mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq të mbahet me 22 prill.
Për këtë takim të nivelit të lartë që do të mbahet nën udhëheqjen e BE-së, mes Kurtit dhe Vuçiçit mund të prezantohet drafti fillestar për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Ideja është me këtë datë të prezantohet një draft-fillestar i Grupit të Menaxhmentit. Ka pak paqartësi se si duhet të ecë procedura, kujt duhet t’i dërgohet drafti paraprakisht e si duhet të prezantohet” , kishte thënë Bislimi.
Lidhur me formimin e Asociacionit të komunave serbe, Besnik Bislimi tha se ka dakordim të plotë se janë 5 kritere përmes së cilave do të shihet a është i përshtatshëm si bazë për diskutim drafti që propozohet nga ekipi menaxhues për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Mirëpo, këtë deklaratë të Bislimit e kundërshtoi Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Ky i fundit tha se Bislimi ka dëgjuar çfarë ka dashur vet dhe se as nuk janë përmendur në Bruksel.
“Një gënjeshtër e pastër nga Bislimi. Në Bruksel nuk u përmend asnjë fjalë për “pesë kriteret për Asociacionin” për të cilat ai flet sot. U fol për Statutin e Asociacionit dhe Ekipin Menaxhues”, tha javën e kaluar Petkoviq, shkruan Reporteri.
Sipas tij, Bislimi po i “sajon sërish gjërat, duket se ka dëgjuar atë që ka dashur, jo atë që thuhej”.
Ndërsa, të premten, ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill ka përsëritur edhe një herë thirrjen e tij që Kosova të krijojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se është një nga çëshjtet më të rëndësishme që themelimi të bëhet sa më shpejtë.
“Një moment kyç është duke u arritur në procesin e dialogut në Bruksel për Marrëveshjen e ardhshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Marrëveshja është padyshim e mirë për Serbinë. Një nga çështjet më të rëndësishme është nevoja për themelimin sa më të shpejtë të Asociacionit të Komunave Serbe”, ka thënë Hill, ndërsa kjo deklaratë e tij dhënë për EuroNews Serbia, u shpërnda në faqen zyrtare në Facebook, edhe nga Ambasada Amerikane në Beograd