• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 30 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Ish-komandantët e UÇK-së: Gjykata e Hagës produkt i lobimit serbo-rus, antishqiptarët investuan në të

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
10 April 2023
në KRYESORE
0 0
0
Ish-komandantët e UÇK-së: Gjykata e Hagës produkt i lobimit serbo-rus, antishqiptarët investuan në të
0
SHPERNDARJE
174
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Më 3 prill ka filluar gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po akuzohen për krime të pretenduara lufte dhe krime kundër njerëzimit për periudhën ndërmjet viteve 1998 dhe 2000, shkruan InLajmi.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shtuar pakënaqësitë te populli shqiptar, i cili më 2 prill vendosi të dalë masivisht në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të kundërshtuar këtë gjykatë, si dhe për të shprehur mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së. Por kjo nuk u ndal me kaq, në ditën e gjykimit të tyre protesta vazhdoi edhe jashtë objektit të Gjykatës Speciale në Hagë nga mërgimtarët derisa brenda ish-krerët e UÇK-së deklaronin “njëzëri” se janë të pafajshëm dhe se nuk kanë të bëjnë asgjë me aktakuzat e ngritura nga Gjykata Speciale.

“Marshi për drejtësi”, “Historia nuk mund të rishkruhet” dhe “Liria ka emër” ishin disa nga motot e kësaj proteste, fjali këto të përsëritura edhe nga vetë ish-krerët e UÇK-së, të cilët vazhdimisht theksuan se po u bëhet padrejtësi me qëllim të njollosjes së luftës së pastër të UÇK-së.

Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate njëherësh edhe ish-komandanti i UÇK-së Zafir Berisha, flet për InLajmin për padrejtësitë që po u bëhen ish-kolegëve të tij në Hagë ndërsa hedh akuza për Gjykatën Speciale, duke thënë se ajo është produkt i lobimit serbo-rus dhe argatëve të saj në Kosovë.

Berisha thotë se ish-krerët e UÇK-së i pret “një betejë e vështirë” ndërsa nuk përjashton faktin se kjo gjykatë mund të bëjë padrejtësi të mëdha në emër të drejtësisë.

“Gjykata e Hagës është produkt i lobimit serbo-rus dhe argatëve të saj në Kosovë, të cilët përmes rekrutimit nga shërbimi sekret i Serbisë dhe senatorit Dick Marty iniciuan themelimin e kësaj gjykate. Natyrisht, presim një betejë të vështirë, ku nuk do të përjashtohen padrejtësitë në emër të drejtësisë, siç ka pasur raste me ndërkombëtarët në Kosovë”, tha Berisha.

Ish-komandanti deklaron se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë të pafajshëm, por nuk shprehet shumë optimist për lirimin e menjëhershëm të tyre, duke thënë “Përpjekjet e Prokurorisë për ta njollosur luftën e UÇK-së do të jenë të mëdha”.

“Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm që nga dita e parë që janë arrestuar, mirëpo përpjekjet e Prokurorisë për t’i njollosur ish-krerët dhe luftën e UÇK-së do të jenë të mëdha, këtë e quaj beteja e fundit kundër Serbisë dhe propagandës së saj kundër shtetit të Kosovës, që rrënjët i ka te lufta e lavdishme e UÇK-së”, tha Berisha për InLajmin.

Për më tepër, ai flet edhe për “heshtjen” që e ka pasur dhe vazhdon ta ketë Qeveria e Kosovës sa i përket këtij gjykimi. Berisha thotë se pjesëtarët e Qeverisë së “Albin Zajednicës” kanë qenë eksponentët kryesorë që kanë “investuar” në këtë gjykatë dhe të cilët po i “fërkojnë” duart që ish-krerët e UÇK-së të mbesin atje.

“Qeveria e Albin Zajednicës nuk pres të bëj ndonjë gjë edhe për faktin se eksponentët e kësaj qeverie kanë “investuar” në këtë gjykatë dhe janë duke i fërkuar duart që krerët e UÇK-së të gjenden atje”, tha Berisha derisa u shpreh i bindur se kjo betejë kundër Serbisë dhe “argatëve” të saj do të fitohet.

Nga ana tjetër, ish-komandanti i Koshares njëherësh edhe deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, në një deklaratë për InLajmin tha se Dhomat e Specializuara janë krijuar si pasojë e raportit të Dick Martyt dhe shpifjeve nga agjenturat antishqiptare.

“Dhomat e Specializuara u krijuan si pasojë e raportit të Dick Marty-it, i cili si i tillë u krijua nga shpifjet e agjenturave antishqiptare, e në veçanti nga fabrikimet që vinin nga Serbia e mbështetur edhe nga aleati i saj Rusia”, tha Hysen Berisha.

Berisha thekson se jo vetëm Serbia, por edhe parti të ndryshme për qëllime elektorale kanë hedhur akuza të pabazuara me qëllim të denigrimit të ish-komandantëve të UÇK-së.

“Por jo vetëm nga Serbia, por edhe nga konteksti lokal i kohës, parti të ndryshme për qëllime elektorale kanë hedhur akuza të pabazuara me qëllim të denigrimit të komandantëve të UÇK-së dhe me qëllim të manipulimit të opinionit për qëllime elektorale”, tha ai.

Për më tepër, ai thotë se kjo gjykatë është e padrejtë, e imponuar dhe politike, duke shtuar se në fund të gjykimit do të hiqet “reja e zezë” për Kosovën pavarësisht shpifjeve të bashkëpunëtorëve të Serbisë.

“Kjo gjykatë është e padrejtë, e imponuar dhe politike, por siç e tha edhe presidenti Thaçi, kjo gjykatë është e domosdoshme për të hequr “renë e zezë” mbi Kosovën dhe UÇK-në për trafikim organesh. Shpifjet e bashkëpunëtorëve të Serbisë do të dështojnë dhe ish-krerët e UÇK-së do të kthehen të lirë”, tha Berisha.

Berisha shprehet i bindur se ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm. Ai thekson se Prokuroria Speciale do të dështojë me “dëshmitarët e stisur”, të cilët siç thekson ai, Serbia i ka përgatitur me vite.

“Une besoj në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së. Prokuroria Speciale do të deshtojë me dëshimtarët e stisur sepse nuk do të mund të vërtetojë shpifjet e tyre, sado që Serbia këta bashkëpunëtorë i ka përgatitur me vite. Ish-krerët e UÇK-së nuk do të dënohen sepse ata kanë bërë luftë të drejtë. Ata drejtuan dhe punuan me botën demokratike për të realizuar aspiratën e kahmotshme për liri dhe shtet”, tha Berisha për InLajmin.

Tutje, ai kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ndihmojë mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, jo vetëm me veprime në zbatimin e ligjit për mbrojtjen e të akuzuarve, por edhe në zbardhjen e të kaluarës së dëshimtarëve të Prokurorisë.

“Veprimi i Qeverisë nuk duhet të kufizohet vetëm në zbatimin e ligjit për mbrojtjen e të akuzuarve, por duhet gjithashtu të zbardhë të kaluarën e deshmitarëve të Prokurorisë dhe të argumentojë me fakte se shumica e dëshmitarëve ishin pjesë e aparatit shtetëror të dhunës së Serbisë dhe ishin palë ndërluftuese me UÇK-në”, tha ai.

Për më tepër, ish-komandanti thekson se Qeveria e Kosovës duhet të insistojë në amandamentimin e bazës ligjore që ka të bëjë me deponimet e Prokurorisë së Serbisë dhe shërbimit sekret serb, në mënyrë që të mos përdoren si fakte për të ngritur aktakuza ndaj shqiptarëve.

“Qeveria e Kosovës duhet të insistojë në amandamentimin e bazës ligjore që ka të bëjë me deponimet e Prokurorisë së Serbisë dhe shërbimit sekret serb, në mënyrë që të mos përdoren si fakte për të ngritur aktakuza ndaj shqiptarëve, të cilët bazuar në ligjet dhe Kushtetutën e Serbisë ishin e janë fajtorë, vetëm për faktin se janë shqiptarë”, tha ai për InLajmin.

Përveç se kërkon implikimin e Qeverisë së Kosovës në rastin e gjykimeve në Hagë, Hyseni kërkon edhe nga kryeministri Rama që të nxisë votimin kundër raportit të Dick Martyt në Këshill të Evropës, i cili së fundi ka dorëzuar rezolutën kundër këtij raporti për pretendimet e pabaza të trafikimit të organeve në Kosovë dhe Shqipëri. Rikujtojmë se rezoluta u miratua në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik. Shqipe Vishaj /InLajmi/

Tags: Gjykata SpecialeHisen BerishaZafir Berisha
Postimi i mëparshëm

Qëndruan të ngujuar rreth 18 orë, kjo është gjendja e minatorëve

Postimi tjetër

Hill: Ky është momenti kyç për zbatimin e marrëveshjes

Të ngjajshme Postime

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen
KRYESORE

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

30 June 2025
Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve
KRYESORE

Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve

27 June 2025
Betimi i ushtarëve të rinj, Osmani: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën
KRYESORE

Betimi i ushtarëve të rinj, Osmani: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën

27 June 2025
Efekti i aktgjykimit, ndërpritet vazhdimi i 38-të i seancës, vazhdon pas konsultimeve të liderëve
KRYESORE

Efekti i aktgjykimit, ndërpritet vazhdimi i 38-të i seancës, vazhdon pas konsultimeve të liderëve

27 June 2025
Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Urgjente dalja nga ngërçi, të shmangen veprimet përshkallëzuese në veri
KRYESORE

Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Urgjente dalja nga ngërçi, të shmangen veprimet përshkallëzuese në veri

27 June 2025
Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti
KRYESORE

Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti

27 June 2025
Postimi tjetër
Hill: Tani pyetje nuk është se a bëhet apo jo Asocacioni, por vetëm si do të funksionojë ai

Hill: Ky është momenti kyç për zbatimin e marrëveshjes

Lajmet e fundit

Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë

Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë

30 June 2025
“Duket sikur jemi në një periudhë post-apokaliptike”, situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

“Duket sikur jemi në një periudhë post-apokaliptike”, situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

30 June 2025
Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz!

Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz!

30 June 2025
Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

30 June 2025
Sonte Inter – Fluminens, Rikthehet Turam, Asllani titullar

Sonte Inter – Fluminens, Rikthehet Turam, Asllani titullar

30 June 2025
‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

30 June 2025
Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

30 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu