Lojtari i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka pas lojës së mbrëmshme ndaj Liverpoolit e ka bërë një deklaratë përmes së cilit i ka motivuar shokët e skuadrës.
Mesfushori shqiptar insiston se ai me shokë janë të fokusuar totalisht tek objektivi i tyre, i cili është titulli i kampionit në Premier League,
“Ne rigrupohemi, qëndrojmë së bashku dhe absolutisht e mbajmë fokusin tonë të plotë në objektivin tonë”, ka deklaruar Xhaka, shkruan Lajmi.net
Kujtojmë që ndeshja e ardhshme e Arsenalit në Premier League është ndaj West Ham United, një derbi londinez që mund të përcaktojë gjithçka.