Dita e 10 e Prillit do të vazhdojë të kushtëzojë mot të ftohtë dhe me shumë vranësira në Republikën e Kosovës.
Herë pas here priten reshje dhe rrebeshe lokale shiu, të cilat më të theksuara do të jenë gjatë orëve të natës dhe orëve të hershme të mëngjesit. Pasdite reshjet do të jenë të lokalizuara në formë të ndonjë rrebeshi shiu. Në viset e larta malore reshje bore. Temperaturat pritet të luhaten nga 2 deri në 12 gradë Celsius
Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe diell. Në jug dhe perëndim të vendit priten intervale të gjata kohore me diell, ndërsa në viset tjera më shumë vranësira dhe në disa rajone edhe riga shiu.
Mot i vranët dhe i ftohtë nesër do të mbajë edhe në Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe veri të Malit të Zi. Herë pas here lokalisht priten reshje dhe rrebeshe shiu. Në jug të Malit të Zi priten intervale kohore me diell.
Nga e marta përmirësim i motit, por jo tërësisht. Do të vazhdojnë vranësira dhe riga afatshkurtra, të dobëta shiu vetëm në disa rajone, ndërsa intervale kohore me diell do të fillojnë të shpeshtohen, shkruan Meteo Ballkan.
Të entjen na pret ditë e vërtetë dhe e ngrohtë pranverore me temperatura deri në 20 gradë Celsius.