10 prilli është dita e 100-të e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 265 ditë.
1553 – Lindi Hugo Grotius, jurist holandez – filozof, teolog, dramaturg, historiograf, poet, burrë shteti dhe diplomat – hodhi themelet e së Drejtës Ndërkombëtare, bazuar në ligjin natyror. Në “Mare Liberum” botuar më 1609, Grotius formuloi parimin e ri, sipas të cilit, deti është territor ndërkombëtar dhe të gjitha kombet janë të lirë ta përdorin atë për tregti detare. Kritikët thonë se Grotius, duke mbrojtur lirinë detare, përpiqej të arsyetonte politikën holandeze për shpërbërjen e monopoleve të ndryshme tregtare, dhe që më pas Holanda të krijonte monopolin e vet.
1821 – Patriarku Gregori V e Konstandinopojës varet në litar nga osmanët në portën kryesore të Patriarkanës; trupi i tij u hodh në Bosfor. Në fillim të Luftës greke të Pavarësisë, Gregori V u fajësua nga Sulltan Mahmudit II për paaftësi për të bindur grekët të hiqnin dorë nga kryengritja (edhe pse patriarku i kishte dënuar në fakt e aktivitetet kryengritëse greke). Ekzekutimi me varje i Gregorit V, sidomos të dielën në ditën e Pashkëve, tronditi dhe zemëroi grekët, si dhe shkaktoi protesta në Evropë, duke nxitur lëvizjen filohelene.
1826 – Të 10 mijë e 500 banorët e Mesolongit lënë qytetin pas rrethimit për një vit nga forcat osmane. Shumë pak prej tyre mbijetuan.
1858 – Në Londër, “Big Ben “, këmbana 13.76 tonësh, e riderdhur, u vendos në Kullën e Westminsterit.
1864 – Arqiduka Maximilian i Habsburgëve shpallet perandor i Meksikës gjatë ndërhyrjes franceze në këtë vend.
1869 – Jose Marti themelon Partinë Revolucionare kubane.
1919 – Udhëheqësi i Revolucionit meksikan Emiliano Zapata vritet pabesisht në pritë nga forcat qeveritare në Morelos.
1941 – Lufta e Dytë Botërore: Fuqitë e Boshtit në Evropë krijojnë Shtetin e Kroacisë të pavarur nga Jugosllavia e pushtuar, duke vendosur në pushtet ustashët fashistë të Ante Paveliçit.
1961 – Në Izrael fillon gjyqi ndaj nazistit Adolf Eichmann për krimine lufte. Në maj 1960, agjentët e Shërbimit të Sigurimit izraelit e rrëmbyen Eichmannin në Argjentinë dhe e çuan në Jeruzalem për gjykim, ku ai dëshmoi pas një mburoje prej antiplumb. Çështja Eichmann ngjalli interes ndërkombëtar, duke vendosur mizoritë naziste në krye të lajmeve botërore. Eichmann u shpall fajtor dhe u dënua me vdekje . Më 1 qershor 1962 Eichmann u ekzekutua me varje. Trupi i tij u dogj dhe hiri u përhap në det, përtej ujërave territoriale të Izraelit. Ekzekutimi i Adolf Eichmann mbetet i vetmi rast që Izraeli ka miratuar një dënim me vdekje.
1994 – Forcat e NATO-tos përherë të parë nga themelimi bombarduat pozicionet serbe në rrethinën e Gorazhdës, Bosnja dhe Hercegovina.
2010 – Aeroplani i forcës ajrore polake Tu – 154M rrëzohet pranë Smolenskut, Rusi, duke vrarë 96 njerëz në bord, përfshi edhe presidentin polak Lech Kaczyński dhe dhjetëra zyrtarë të tjerë të lartë të të Polonisë.
Lindje
1778 – William Hazlitt, kritik anglez (vdiq më 1830)
1847 – Joseph Pulitzer, gazetar dhe publicist amerikan
1932 – Omar Sharif, aktor filmi egjyptian.
1936 – John Madden, artist amerikan
1941 – Paul Theroux, romancier amerikan
1954 – Anne Lamott, shkrimtare amerikane
1984 – Mandy Moore, muzikan amerikan
Vdekje
1585 – Papa Gregor XIII emri i të cilit ishte Ugo Buoncompagni. Njihet si reformues i kalendarit Gregorian.
1962 – Stuart Sutcliffe kengtar dhe piktor skocezo-britanik (lindur me 1940)
2010 – Lech Kaczyński Presidenti në dety