3 persona kanë pësuar lëndime në lagjen “Emshir” si pasojë e rënies së ashensorit, përcjell InLajmi.
Rastin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti e cila tha se incidenti ndodhi në një ndërtesë në rrugën “Hysni Gashi”.
“Dje rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një incident (rënie e ashensorit) në lagjen “Emshir” në Prishtinë, saktësisht në një ndërtesë në rrugën “Hysni Gashi” ku janë lënduar 3 nga 9-të personat të cilët ishin në një ashensor” , tha ajo.
Ahmeti shtoi se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. /InLajmi/