Shefi i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmanit, Blerim Vela, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, lidhur me aneksin e zbatimit për propozimin evropian për dialogun, përcjell InLajmi.
Ai tha se Vuçiqi e ka bërë të qartë se nuk do të zbatojë marrëveshjen nga deklarata e tij për RTS-në e Serbisë ku tha se ‘’Ne do ti zbatojmë disa pjesë të marrëveshjes’’.
Vela tha se është rënë dakord për një kontradiktë të qartë me qëndrimin e BE-së, dhe se sanksionet duhet të pasojnë.
Postimi i plotë i tij:
Vuçiq për RTS-në e Serbisë duke folur për zbatimin e marrëveshjes me Kosovën: “Ne do të zbatojmë disa pjesë (të marrëveshjes), ndërsa të tjerat jo. E kam bërë të qartë atë që nuk do ta zbatoj.
Është rënë dakord për një kontradiktë të qartë me qëndrimin e BE-së. Sanksionet duhet të pasojnë!/InLajmi/