Policia e Kosovës përmës raportit 24 orësh bëri të ditur se është arrestuar një person në Podujevë, përcjell InLajmi.
Nga Policia njoftuan se i njejti dyshohet se ka kanosur dhe ka tentuar ta godas me shkop druri babain e tij.
Sipas policisë viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Podujevë, 08.04.2023 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka kanosur dhe ka tentuar ta godas me shkop druri babain e tij kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /InLajmi/