Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri thotë se ekzekutivi nuk i ka njoftuar parlamentarët rreth ekipit menaxhues që do të prezantojë draft-statusin për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Tahiri theksoi se i gjithë procesi i dialogut për gjatë këtyre 2 viteve është përshkruar me mungesë të transparencës.
“Ne më shumë kemi marrë informacione të qëndrimeve publike në “Twitter” të ndërmjetëseve sesa qeveria. Tek në fund kemi pasur debat në Kuvend rreth marrëveshjes së Ohrit”, tha ai.
Sipas deputetit të partisë së Haradinajt, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është dokumenti bazë që duhet të jetë për qeverinë rreth Asociacionit.
Ndërsa, për ekipet menaxhuese s’kanë asnjë informacion të vetëm. “Tanimë ka një marrëveshje, për zbatim dhe detaje s’kemi asnjë informacion, pra terri informativ”, tha ai për IndeksOnline
Kujtojmë se në media është raportuar se Ekipi Menaxhues (i përbërë nga serbët) do ta prezantojë draft-statutin për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Është raportuar se Danijella Vujiçiq është në krye të saj.