Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ua ka uruar Ditën e Pashkës të gjithë besimtarëve katolikë, përcjell InLajmi.
Osmani ka uruar që kjo festë të jetë e mbushur me gëzim e begati.
Më tej sjo shtoi se pashkët janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, mbështetjes, humanizmit e solidaritetit, të cilat populli ynë vazhdon t’i kultivojë në vazhdimësi
Postimi i plotë i saj;
Festat sikur Pashkët, na rikujtojnë se fuqia e shpresës, besimit e dashurisë, gjithmonë triumfon mbi sfidat më të mëdha.

Pashkët janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, mbështetjes, humanizmit e solidaritetit, të cilat populli ynë vazhdon t’i kultivojë në vazhdimësi.
Uroj që Pashkët sot të jenë të mbushura me festë e gëzim, e shtëpitë tuaja me begati!
Për shumë motë, gëzuar Pashkët! /InLajmi/