Superliga e Kosovës do të vazhdojë me ndeshjet e xhiros së 28-të, ku në program kanë mbetur edhe 3 përballje.
Pas barazimeve në ndeshjet Ballkani – Malisheva 2-2 dhe Drita- Trepça ’89 1-1, sot do të zhvillohen edhe 3 ndeshje.
Spikat takimi me aromë Evrope, mes Prishtinës dhe Dukagjinit, që zhvillohet në “Fadil Vokrri”, është ndeshja më e fortë.
Llapi pret Drenicën në një ndeshje tjetër të fortë, ku skuadrat luajnë me objektiva të kundërta, shkruan Telegrafi
Po ashtu edhe ndeshja mes Ferizajt dhe Gjilanit, do të jetë shumë e fortë, pasi të 2 skuadrat duan pikët për objektivat e tyre