Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka kritikuar Qeverinë e Kosovës ku tha se në 15 vjetorin e ratifikimit të Kushtetutës së Republikës, fatkeqësisht kemi një Qeveri me vendime anti-kushtetuese, përcjell InLajmi.
Haziri tha se poashtu nuk kanë zbatuar një numër të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, politikbërësit duhet ta kenë Kushtetutën si udhërrëfyes për vlerat demokratike, ndërkaq qytetarëve u garantohet liria me të drejta të barabarta për secilin.
Ai tha se nuk e harrojmë thirrjen gjithëpopullore nga koha e rezistencës dhe kryengritjes politike: Republikë, Kushtetutë ja me hatër ja me luftë.
Postimi i plotë i tij:
Në 15-vjetorin e ratifikimit të Kushtetutës së Republikës, aktit më të lartë juridik të shtetit, fatkeqësisht e kemi një Qeveri që brenda 2 viteve ka nxjerrë vendime anti-kushtetuese në disa raste dhe kjo është tepër shqetësuese.
Po ashtu, nuk kanë zbatuar një numër të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Politikbërësit duhet ta kenë Kushtetutën si udhërrëfyes për vlerat demokratike e parimet udhëheqëse, ndërkaq qytetarëve u garantohet liria me të drejta të barabarta për secilin.
Nuk e harrojmë thirrjen gjithëpopullore nga koha e rezistencës dhe kryengritjes politike: Republikë, Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë!/InLajmi/