Robert Gjeraj është optimist që Drenica do të bie nga Superliga.
Kështu deklaroi ai në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini.
“Unë kurrë nuk e kam parë Drenicën më të dobët se sot. Llapi e ka demolu në çdo aspekt. Unë besoj që Drenica nuk mundet me shpëtu, e ka shumë problem. Po të shfrytëzonte edhe disa raste që i pati Llapi do të shënonte edhe më shumë gola”, tha ai.
Kujtojmë që Drenica është në vendin e fundit në këtë sezon me vetëm 23 pikë të grumbulluara, shkruan Dukagjini.
Vendi i 10 dhe i 9 zbresin direkt një kategori më poshtë, teksa pozita e 8 dërgon në barazh.