Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se në Ditën e Kushtetutës, le ti kujtojmë shkelësit e saj, pra ministrat e Qeverisë Kurti, përcjell InLajmi.
Abdixhiku tha se këto shkelje trajtohen si shkelje të lehta nga kjo qeveri, poashtu ai tha se shkeljet do të mbulohen me faktin se janë shkelur edhe më parë.
Ai ka pyetur se gjendja e tanishme a mund të jetë ndryshimi për të cilën Kosova kishte po aq shumë nevojë?
Kryetari i LDK-së tha se sipas tij pushtetarët e paprekshëm po qëndrojnë mbi ligj e mbi Kushtetutë.
Urime Dita e Kushtetutës qytetarë, Kosovën do ta bëjmë vërtetë më të mire një ditë, sepse vendi ynë meriton më shumë, përfundoi Abdixhiku.
Postimi i plotë i tij:
Në Ditën e Kushtetutës, le t’i kujtojmë shkelësit e saj. Ata të konfirmuar tashmë, e të tjerët në pritje.
Do të thonë se janë shkelje të lehta këto; se Kushtetuta është shkelë dhe nga të tjerët më parë. Por a është ky ndryshimi për të cilin Kosova kishte e ka aq shumë nevojë? Që pushtetarët e paprekshëm, të qëndrojnë mbi ligj e mbi Kushtetutë?
Urime Dita e Kushtetutës qytetarë. Kosovën do ta bëjmë vërtetë më të mirë një ditë. Sepse vendi ynë meriton më shumë; meriton më mirë!/InLajmi/