Këtë të dielë janë bërë 15 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, përcjell InLajmi.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës është ratifikuar më 9 prill 2008 dhe ka hyrë në fuqi më 15 qershor 2008
Në Kushtetutën e Kosovës një pjesë e madhe rrjedh nga Plani i Martti Ahtisaarit, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ndryshe Kushtetuta konsiderohet si akti më i lartë juridik që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit. /InLajmi/