Një fëmijë i moshës 5-vjeçar ka ndërruar jetë në Vushtrri, përcjell InLajmi.
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i policisë Avni Zaiti, i cili tha se fëmija dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra nga arma e zjarrit.
Fëmija ishte sjellë në Spitalin e Vushtrrisë për ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë i moshës 5 vjeçar është sjellë për ndihmë mjekësore, ndërkohë nga autoritetet mjekësore është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmija ka vdekur”. /InLajmi/