Kina ka nisur stërvitjet ushtarake për rrethimin e Tajvanit, pasi presidenti i ishullit u takua me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, në kundërshtim me kërcënimet e përsëritura nga Pekini, transmeton InLajmi.
Kina e sheh Tajvanin si territorin e saj dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta vënë nën kontrollin e saj.
Media shtetërore kineze tha se stërvitjet ushtarake do të organizojnë njëkohësisht patrulla dhe avancime drejt ishullit të Tajvanit, duke formuar një rrethim të gjithanshëm.
Gjithsej 71 avionë luftarakë kinezë kaluan mbi ngushticën e Tajvanit të shtunën me 45 që hynë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Tajvanit, tha në një deklaratë ministria e mbrojtjes e Tajvanit, shkruan CNN.
U zbuluan gjithashtu 9 anije të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit Kinez. /InLajmi/