• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 29 July, 2025
  • Hyrje
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Turqia dhe Rusia bien dakord për heqjen e pengesave për eksportet e drithërave ruse

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
8 April 2023
në Bota
0 0
0
Turqia dhe Rusia bien dakord për heqjen e pengesave për eksportet e drithërave ruse
0
SHPERNDARJE
32
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavuşoglu, ka bërë të ditur se Ankaraja dhe Moska ranë dakord të heqin pengesat ndaj eksporteve ruse të drithërave dhe plehrave bujqësore.

“Korridori i drithërave është dëshmi se dialogu dhe negociatat po funksionojnë. Ne i kushtojmë rëndësi vazhdimit të marrëveshjes. Kjo është e rëndësishme edhe në aspektin e reduktimit të krizës botërore ushqimore. Ne ramë dakord se pengesat ndaj drithërave dhe eksporteve ruse gjithashtu duhet të hiqen. Ne mbështesim përpjekjet për të hequr këto pengesa”, tha Çavusoglu në një konferencë të përbashkët për media në Ankara me homologun e tij rus, Sergey Lavrov.

Çavusoglu gjithashtu tha se është e rëndësishme të sigurohet edhe dërgesa e amoniakut dhe e plehrave bujqësore ruse.

Ministri turk njoftoi se mbi 27 milionë tonë drithëra janë transportuar në 866 anije përmes korridorit të drithërave të Detit të Zi, që Turqia ndihmoi duke ndërmjetësuar vitin e kaluar në një përpjekje për të shmangur një krizë të mundshme ushqimore në mes të luftës Rusi-Ukrainë.

Më 22 korrik, Turqia, Kombet e Bashkuara (OKB), Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për të rifilluar eksportet e drithërave nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, që u ndërprenë në muajin shkurt të vitit të kaluar për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

“Lufta, e cila ka më shumë se një vit, vazhdon të dëmtojë mbarë botën. Ne edhe një herë theksuam pritjen tonë që lufta të përfundojë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe përmes negociatave. Ne po përpiqemi ta zgjidhim problemin duke negociuar me të dyja palët”, tha shefi i diplomacisë turke.

Türkiye, e vlerësuar në nivel ndërkombëtar për rolin e saj ndërmjetësues midis Ukrainës dhe Rusisë, vazhdimisht ka kërkuar nga Kievi dhe Moska që t’i japin fund luftës përmes negociatave.

Takimi katërpalësh për Sirinë

Më tej, Çavusoglu tha se me homologun e tij rus ka diskutuar edhe për një takim të ardhshëm katërpalësh të ministrave të jashtëm, duke përfshirë Iranin dhe Sirinë.

Duke iu referuar takimit të fundit në Moskë të zv/ministrave të jashtëm të 4 vendeve, Çavosuglu tha se secili vend kishte shprehur hapur qëndrimin dhe pikëpamjet e tij.

“Duam që ky proces të vazhdojë në mënyrë transparente. Dialogu duhet të vazhdojë dhe do të ishte e dobishme të vazhdonin konsultimet në mënyrë të intensifikuar”, shtoi ai.

Në muajin dhjetor, shefat e mbrojtjes dhe ata të inteligjencës të Türkiyes, Rusisë dhe regjimit sirian u takuan në Moskë dhe ranë dakord të vazhdojnë takimet trepalëshe për ta garantuar stabilitetin në Siri dhe rajonin më të gjerë.

Në bisedime u përfshi edhe Irani, ndërsa Turqia më herët kishte thënë se “Ankaraja do të ishte e kënaqur nëse Irani përfshihet në këtë proces”.

Edhe pse ende nuk është shpallur data ose vendndodhja, me takimin e ministrave të jashtëm do të rifillojnë bisedimet e nivelit të lartë midis Turqisë dhe fqinjit të saj Sirisë që nga fillimi i luftës civile atje në vitin 2011.

Sulmet izraelite në Palestinë

Lidhur me sulmet e fundit izraelite në Palestinë, Çavusoglu i bëri thirrje Izraelit që të ndalojë “përgjithmonë” sulmet në Xhaminë Al-Aksa dhe sulmet ajrore.

Komentet e ministrit turk vijnë pasi herët në mëngjesin e sotëm ushtria izraelite nisi sulme ajrore në Gaza dhe Libanin jugor.

Situata u përshkallëzua pasi forcat izraelite sulmuan kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar duke larguar me forcë besimtarët palestinezë për 2 netë me radhë.

“Trajtimi i policisë izraelite është i papranueshëm dhe çnjerëzor. Palestina, Xhamia Al-Aksa dhe Kudsi janë vija jonë e kuqe. Ne kurrë nuk do të bëjmë kompromis për këto çështje”, theksoi Çavusoglu, shkruan Anadolu Agency.

Ministri turk tha se sot më vonë mund të realizojë një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit, Eli Cohen, për të shprehur shqetësimet mbi sulmet e fundit izraelite në Palestinë.

Tags: AnkarajaRusiaTurqia
Postimi i mëparshëm

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë

Postimi tjetër

Korenica i VV-së: Njëri prej deputetëve me ndikim kërkoi shkarkimin tim

Të ngjajshme Postime

Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma
Bota

Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

28 July 2025
Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë
Bota

Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

28 July 2025
Trump takohet me Starmer, Presidenti amerikan flet për luftën në Ukrainë: Kemi qenë afër armëpushimit me Putinin plot 5 herë
Bota

Trump takohet me Starmer, Presidenti amerikan flet për luftën në Ukrainë: Kemi qenë afër armëpushimit me Putinin plot 5 herë

28 July 2025
Atë që nuk e bën dot Trump, e realizon Malajzia! Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për armëpushim të menjëhershëm
Bota

Atë që nuk e bën dot Trump, e realizon Malajzia! Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për armëpushim të menjëhershëm

28 July 2025
Dalja e trenit nga shinat në Gjermani, 3 të vdekur dhe disa të lënduar
Bota

Dalja e trenit nga shinat në Gjermani, 3 të vdekur dhe disa të lënduar

28 July 2025
Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare
Bota

Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

27 July 2025
Postimi tjetër
Korenica i VV-së: Njëri prej deputetëve me ndikim kërkoi shkarkimin tim

Korenica i VV-së: Njëri prej deputetëve me ndikim kërkoi shkarkimin tim

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 29 korrik ndër vite?

29 July 2025
Receta klasike e përgatitjes së fasuleve plot Shije

Receta klasike e përgatitjes së fasuleve plot Shije

29 July 2025
Moti në Kosovë, me reshje shiu

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu

29 July 2025
5 sekrete bukurie që dermatologët nuk i thonë shpesh

5 sekrete bukurie që dermatologët nuk i thonë shpesh

28 July 2025
Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

28 July 2025
Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

28 July 2025
Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

28 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Mirëse u ktheve!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Hapni një llogari të re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu