Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani uroi komunitetin rom në Kosovë me rastin e ditës ndërkombëtare të tyre, përcjell InLajmi.
Osmani në këtë ditë tha se vlerëson kontributin e tyre të vazhdueshëm në Kosovë.
Më tej ajo tha se do të bëhet më shumë për të vazhduar avancimin e barazisë dhe përfshirjes për të gjithë.
Postimi i plotë i saj:
Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, ne festojmë kulturën e pasur, historinë dhe arritjet e komunitetit tonë rom dhe vlerësojmë kontributin e tyre të vazhdueshëm në Kosovë. Sot, ne gjithashtu reflektojmë mbi punën që duhet bërë për të vazhduar avancimin e barazisë dhe përfshirjes për të gjithë /InLajmi/