Përparëse dhe mosunifikues po konsiderohet presidentja Vjosa Osmani nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleancapër Ardhmërinë e Kosovës.
Deputetë të këtyre 2 partive thonë se për 2 vjet sa është në këtë pozitë Osmani do të mbahet mend për bllokime të proceseve, shkeljeve Kushtetuese si dhe “notere e kryeministrit”.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës , Hajdar Beqa, tha se presidentja Osmani nuk e ka luajtur rolin e saj Kushtetues që ta unifikojë spektrin politik në vend.
Sipas tij, ajo do të mbahet mend për shkelej Kushtetuese me largimin nga puna të ish-kryetares së Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, Valdete Daka.
“Me keqardhje them që presidentja e vendit nuk ka luajtur atë rolin që e ka me Kushtetutë që ta luaj unitetin të spektrit politikë, mendoj që ky është lëshimi i parë i presidentes. Lëshimi i dytë, presidentja nuk ka qenë akter në proceset që kanë ndodhur në Kosovë, nuk është akter as sot. Për shembull proceset që ndodhin sot në Hagë edhe proceset tjera as një fjalë nuk i shpëton presidentes prej goje. Kurse e mbahet mend për shkelje Kushtetuese, siç ishte rasti me Valdete Daka”, tha ai.
“Unë mendoj që janë të sinkronizuar, presidentja dhe kryeministri dhe më shumë bëjnë kalkulime ditore politike për elektoratin e tyre se sa për problemet që i kanë qytetarët. Me keqardhje them që nuk ka lënë gjurmë presidentja dhe nuk e di nëse e përfundon mandatin kur i bënë 5 vite nëse i shkon deri në fund. Nëse vazhdon me këtë trend nuk e din për çka do të mbahet në mend përveç bllokimit të Kryeprokurorit edhe Valdete Dakën qe e ka shkarkuar. Apo te degradimit të përfaqësimit diplomatik të Kosovës jashtë vendit”, tha ai.
Edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, pati kritika për të parën e vendit, sipas saj Osmani si presidente do të mbahet mend vetëm si përçarëse dhe mosunifikues.
“Presidentja Osmani për këto 2 vite udhëheqje si presidente për krejt çka do të mbahet mend është vetëm roli i saj përçarës dhe mosunifikues. Presidentja Osmani nuk e ka idenë se cili është roli i saj, pra të jetë unifikuese dhe t’i mbroj interesat e qytetarëve të Kosovës dhe të jetë e zëshme sa herë që kërkohet reagimi i saj”, tha ajo.
Ajo tha se Osmani është në një simetri absolute me politikat e kryeministrit Albin Kurti dhe për këtë arsye sipas saj, ajo quhet “notere e kryeministrit”.