Ministri i Financave Hekuran Murati, ka thënë se në vitin 2022 janë shtuar 7.048 vende pune në sektorin e prodhimit dhe përpunimit, përcjell InLajmi.
Murati theksoi se përmes Programit të Ringjalljes Ekonomike janë mbështetur prodhuesit, duke u nisur nga furnizimi me energji elektrike të subvencionuar, shtimi i kapitalit në Fondin për Garanci Kreditore, subvencionimi i kredive investuese për zgjerim të kapaciteteve prodhuese deri te subvencionimi për punësimin e grave dhe të rinjëve.
Tutje, ai tha se kjo është dëshmia më e mirë se programi i Qeverisë së Kosovës për rikthim të ekonomisë drejt prodhimit po funksionon.
Postimi i plotë i tij:
Në gjithë vendin, janë 7,048 vende pune të shtuara në sektorin e prodhimit dhe përpunimit përgjatë qeverisjes sonë, deri në fund të vitit 2022.
Kjo është dëshmia më e mirë se programi i qeverisë sonë për rikthim të ekonomisë drejt prodhimit po funksionon.
Përmes Programit të Ringjalljes Ekonomike kemi mbështetur prodhuesit me shumë masa:
Furnizim me energji elektrike të subvencionuar, disafish më lirë se rajoni;
Shtim të kapitalit në Fondin për Garanci Kreditore, dhe mbulim të tarifave për garantimin e kredive;
Subvencionim të kredive investuese për zgjerim të kapaciteteve prodhuese;
Mbështetje në trajnimin e stafit, marketing e brendim, dhe pjesëmarrje në panaire brenda e jashtë vendit;
Grante për bashkëfinancim të pajisjeve;
Rritje e subvencioneve për produktet bujqësore;
Subvencion për punësimin e grave;
Subvencionim për punësimin e të rinjve;
Ka edhe shumë veprime tjera mbështetëse siç janë lehtësimi i procedurave e barrës administrative përmes dixhitalizimit, apo edhe luftimi i kontrabandës e informalitetit.
Gradualisht, por sigurt, drejt një ekonomie të qëndrueshme.
Qeveria për prodhuesit! /InLajmi/