Forca e Sigurisë së Kosovës organizoi aktivitetin e demonstrimit të aftësive për manovrim me kapacitete të Operacioneve Speciale dhe Kërkim Shpëtimit malor në kushte dimërore, përcjell InLajmi.
Për këtë aktivitet foli Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj i cili i përgëzoi ushtarët për këtë ushtrim.
Më tej ai njoftoi se ky aktivitet gjithashtu shërben në funksion të testimit dhe ngritjes profesionale të Forcës në ofrimin e Mbështetjes Ushtarake për Autoritetet Civile
Postimi i plotë i tij:
Demonstrimi i aftësive të FSK-së për manovrim me kapacitete të Operacioneve Speciale dhe Kërkim Shpëtimit malor në kushte dimërore
Forca e Sigurisë së Kosovës organizoi aktivitetin e demonstrimit të aftësive për manovrim me kapacitete të Operacioneve Speciale dhe Kërkim Shpëtimit malor në kushte dimërore.
Garda Kombëtare që është njësia kryesore e FSK-së, me kapacitete të reagimit në emergjenca civile duke përfshirë kapacitet e njësisë së Kërkim Shpëtimit (KSH), në bashkëpunim me njësinë e Operacioneve Speciale, me qëllim të demonstrimit të aftësive për planifikim dhe ekzekutim të operacioneve të KSH malor demonstruan:
Evakuimin e të lënduarve me teleferik; Operacionet me motor-ski;
Operacionet e Kërkim-Shpëtimit me K9 (qenë); Kërkim-Shpëtimi në Ortek;
Trajtimin e të lënduarve;
Qitjet me precizitet të lartë dhe aktivitete tjera.
Ky aktivitet gjithashtu shërben në funksion të testimit dhe ngritjes profesionale të Forcës në ofrimin e Mbështetjes Ushtarake për Autoritetet Civile (MUAC) sipas mandatit dhe misionit të Forcës.
Përgëzoj udhëheqësinë e njësive për profesionalizimin e treguar në planifikimin, përgatitjen dhe ekzekutimin e këtij demonstrimi. /InLajmi/