• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 16 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Marrëveshjet e Berlinit, pse Maqedonia e Veriut dhe Bosnja nuk i kanë ratifikuar në Kuvend?

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
8 April 2023
në KRYESORE
0 0
0
Marrëveshjet e Berlinit, pse Maqedonia e Veriut dhe Bosnja nuk i kanë ratifikuar në Kuvend?
0
SHPERNDARJE
26
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Maqedonia e Veriut nuk ka ratifikuar ende marrëveshjet e vitit 2022 nga Procesi i Berlinit e që kanë të bëjnë me lëvizjen vetëm me letërnjoftim, njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve.

Marrëveshjet nga udhëheqësit shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi, u nënshkruan më 3 nëntor pas gati 2 vjet negociatash, ndërsa do të hyjnë në fuqi pas ratifikimit nga të gjitha shtetet.

5 muaj pas nënshkrimit të tyre, marrëveshjet janë ratifikuar vetëm nga Shqipëria dhe Kosova, ndërsa në Maqedoninë e Veriut kanë kaluar në Qeveri prej nga janë dërguar për miratim në Parlament.

“Projektligji për ratifikimin e 3 marrëveshjeve për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, për njohjen e diplomave dhe titujve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit, si dhe në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë në Evropën Qendrore janë dërguar për miratim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut”, thanë nga Qeveria.

Nga Kuvendi kanë thënë se propozimet janë në procedurë parlamentare dhe së shpejti pritet ratifikimi i tyre pasi nuk ka asnjë pengesë për një gjë të tillë.

Nga Instituti Maqedonas për Demokraci i bëjnë thirrje Kuvendit që sa më parë t’i vendosë ato në rend dite pasi në anketën e realizuar së fundi ky institut ka konstatuar se qytetarët janë shumë të interesuar që këto marrëveshje të fillojnë të aplikohen sa më parë.

Rreth 80% e të anketuarve presin ratifikimin e marrëveshjeve për shkak të hapjes së mundësisë për të punuar në një vend tjetër ballkanik për një periudhë më të gjatë, thonë drejtuesit e Institutit për Demokraci.

“Një përqindje e madhe e qytetarëve shohin përfitime nga këto marrëveshje të arritura. Është e qartë se ratifikimi i këtyre marrëveshjeve nga Maqedonia e Veriut do të sjellë përfitim për qytetarët e këtij vendi”, thotë Zoran Naçev nga Instituti për Demokraci.

Për më tepër, hapja e kufijve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor konsiderohet e dobishme nga 85% e të anketuarve.

Sipas këtij instituti, por edhe njohësve të çështjeve politike, vonesat mund të zbehin pritjet e qytetarëve për përfitime nga nismat e këtilla rajonale.

Ismet Ramadani, analist dhe përfaqësues i Këshillit Euroatlantik, thotë se obligimet nga nisma rajonale duhet të përmbushen dhe jo të favorizohet njëra apo nisma tjetër, pasi të gjitha, sipas tij, janë në interes të qytetarëve.

Si me rëndësi ai e thekson edhe nevojën ndihmave më konkrete financiare dhe ekonomike nga Procesi i Berlinit për shtetet pjesëmarrëse të kësaj nisme.

“Për mua është brengosëse ajo se sikur kemi një ndeshje mes obligimeve që po merren nga Procesi i Berlinit dhe të tjerave nga nisma e Ballkanit të Hapur. Në vend që ta ndihmojnë njëra-tjetrën si duket ende nuk kanë gjetur harmoni lidhur me obligimet e marra… Lihet përshtypja sikur ka një vullnet për lëvizje të lirë, komunikim të lirë, hapje të shteteve të Ballkanit sipas procesit të Berlinit, por megjithatë çështjet nuk po shkojnë ashtu siç duhet… Unë mendoj se edhe infuzionet financiare dhe ekonomike nga Procesi i Berlinit duhet të jenë më konkrete”, thotë Ramadani.

Marrëveshjet nuk janë ratifikuar ende nga Bosnjë e Hercegovina. Këshilli i Ministrave i këtij vendi e ka shtyrë votimin për shkak të mungesës së një konsensusi të brendshëm, përkatësisht refuzimit të Republikës Sërpska për shkak të Kosovës.

Bosnjë e Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe qytetarët e të dyja shteteve duhet të pajisen me vizë nëse duan të udhëtojnë në shtetet përkatëse.

Në rast se marrëveshja do të ratifikohej, atëherë kjo do të mundësonte lëvizjen pa viza të qytetarëve nga Kosova dhe Bosnje Hercegovina.

Qeveria e Serbisë, nga ana e saj, ka aprovuar marrëveshjet, por projektligjet janë ende në procedurë parlamentare, njëjtë sikur edhe Mali i Zi.

Procesi i Berlinit është një nismë e iniciuar më 2014 nga kancelarja e atëhershme e Gjermanisë, Angela Merkel. Ky proces përqendrohet në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, shkruan REL.

Procesi përfshin, gjithashtu, institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon.

Tags: Angela MerkelBerliniQeveria e Kosovës
Postimi i mëparshëm

106 vjeçarja bëhet pjesë e revistës prestigjioze Vogue Phlippines

Postimi tjetër

85 vjet nga botimi i kryeveprës së Fishtës “Lahuta e Malsisë”

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri
KRYESORE

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Postimi tjetër
85 vjet nga botimi i kryeveprës së Fishtës “Lahuta e Malsisë”

85 vjet nga botimi i kryeveprës së Fishtës “Lahuta e Malsisë”

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu