Shefi i Kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela deklaroi se ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq po i viziton vendet që janë nën sferën e ndikimin rus , përcjell InLajmi.
Vela tha se ky është një veprim i dëshpëruar për të minuar zbatimin e nenit 4 të marrëveshjes me Kosovën.
Më tej ai tha se shteti serb së shpejti do të vihet në provë.
Postimi i plotë i tij:
Daçiq po viziton vendet që janë nën sferën e ndikimit rus. Një veprim i dëshpëruar për të minuar zbatimin e nenit 4 të marrëveshjes me Kosovën. Serbia do të shkelë nenin 4 nëse voton kundër anëtarësimit të Kosovës në organet ndërkombëtare. Së shpejti do të vihet në provë. /InLajmi/