Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se kryeministri i Kosovës është produkt i ish-presidenit, Hashim Thaçi.
Sipas Arifit, Kurti tërë kohën e ka kundërshtuar Thaçin dhe nëpërmjet kësaj logjike ai është produkt i ish-presidentit që po mbahet në Hagë.
“Njëra ndër ato për çka e vlerësojë Thaçin, është, qasja që e ka pasur për të bashkangjitur Luginës e Preshevës me Kosovën, ka qenë një momentum, të cilën edhe Albin Kurti në atë kohe e ka kundërshtuar, edhe unë jam tej mase i irrituar me Albinin, sepse jo vetëm që e ka kundërshtuar, ka organizuar demonstratë në Mitrovicë në 2019 kundër teorisë së Hashim Thaçi, kështu në këtë kontekst unë e shoh Albinin si një produkt të Hashim Thaçit…Nëpërmjet asaj që e ka kundërshtuar Hashimin, i ka kundërshtuar xhipat, e ka kundërshtuar takimin me Vuçiqin, i ka kundërshtuar negociatat, e ka kundërshtuar shtetin, e ka kundërshtuar formimin e Kosovës, e ka kundërshtuar kravatat e shumë tjera dhe i ka bindur qytetarët” , ka thënë Arifi për RTV Dukagjini.