Që nga viti 2011, asistenti virtual ka qenë duke iu përgjigjur pyetjeve tona për çdo temë. Sidoqoftë, praktikisht asgjë nuk dihet për vetë Sirin. Çuditërisht, ajo nuk është e kompjuterizuar, por një grua e vërtetë, transmeton InLajmi.
Vetëm në 2017, 216.76 milionë iPhone u shitën, duke e bërë Siri një nga zërat më të dëgjuar në botë.
Siri është gjithmonë aty për ju dhe nëse po pyesni se cila grua qëndron pas tij, është koha t’ju themi se bëhet fjalë për Susan Bennett. Ajo është një aktore profesioniste që përdor zërin e saj për regjistrime të ndryshme dhe një prej tyre, në karrierën e saj, ka qenë asistentja dixhitale e Apple, shkruan Insider.
Ajo ka folur për eksperiencën e saj si Siri, por edhe në përgjithësi për karrierën e saj të gjatë bazuar në zërin e saj. Siç thotë ajo, gjithçka nisi rastësisht kur ajo merrej me këngë dhe iu kërkua, për shkak të një problemi në një talent show, të lexonte disa rreshta. /InLajmi/