Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve, përcjell InLajmi.
Haradinaj derisa ka uruar Papa Françeskun për festën e Pashkëve, i ka bërë thirrje që Vatikani të njohë sa më shpejt Kosovën.
Tutje, ai ka uruar që festa e Pashkëve të shërbejë për të ngritur ndjenjën e respektit dhe për t’u ndihmuar atyre që kanë nevojë.
Postimi i plotë i tij:
I nderuar Imzot Dodë Gjergji,
Të dashur vëllezër dhe motra të besimit katolik dhe gjithë bashkëkombas shqiptarë të krishterë, gëzuar dhe për shumë mot Pashkët!
Gjithashtu, urojmë shtetasit e huaj që shërbejnë në Republikën e Kosovës dhe familjet e tyre.
Urojmë posaçërisht Atin e Shenjtë, Papa Françeskun dhe bashkëpunëtorët, duke shpresuar për njohjen sa më parë të Kosovës nga Selia e Shenjtë.
Le të na shërbejë kjo ditë e bekuar për besimtarët katolikë, që ta ngrisim ndjenjën e respektit për të tjerët dhe t’ua shtrijmë dorën atyre që kanë nevojë!
Për ju dhe familjet tuaja, paqe e lumturi, shëndet e harmoni! /InLajmi/