Është gjetur pa shenja jete një 81-vjeçar në banesën e tij në Mitrovicë, përcjell InLajmi.
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zaiti, i cili tha se hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
“Sot rreth 13:20 policia në Mitrovicë, ka pranuar informatën se në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 81 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet si dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /InLajmi/