Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, është deklaruar për ndihmën që ky shtet i ka dhënë Kryqit të Kuq Ndërkombëtar që të vazhdohet puna për personat e zhdukur, përcjell InLajmi.
Ambasadori Guerot tha se shteti i tij i ka dhuruar 100.000 euro për familjet e të zhdukurve me dhunë.
Më tej ai tha se këto para janë mbështetje për familjarët e të zhdukurve.
Postimi i plotë i tij:
Franca dhuron 100 mijë euro. Janë mbështetje për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian që mundësoi marrëveshjen për një deklaratë të përbashkët. Janë mbështetje për familjet e të zhdukurve. /InLajmi/
