Në atë që e quan “rritje historike të pagave”, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije shifrat e rritjes së pagave të punonjësve të Policisë së Shtetit, të burgjeve dhe të shërbimit zjarrfikës.
Rama tha se nga rritja që do të bëhet me 2 hapa, një pjesë tani dhe një pjesë si sot një vit, do të përfitojnë 12120 punonjës të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, si dhe 3566 punonjës të sistemit të Policisë së Burgjeve
Paga e drejtuesit madhor është 139.375 lekë dhe me 48.125 shtesë mujore, shkon në187.500 lekë. Për drejtuesin më poshtë drejtuesit madhor shtohet me 24 125 dhe bëhet137. 500 lekë, për komisarin shtohen 21.000 dhe shkon112 500 lekë. Për inspektorin e parë shtohet me 20 445 dhe shkon në97 500, shkruan Top Channel.
Ndërsa përBurgjet, drejtuesi madhor sot e ka 138 375, shkon në187 500,drejtuesi më poshtë e ka 112 e shkon137.000 lekë. Komisari e ka 83.000 lekë e shkon në112.000 lekëdhe inspektori i parë e ka 71 000 lekë e shkon në97 500 lekë.