Një aksident trafiku ka ndodhur mes 2 veturave në fshatin Sazli të Ferizajt, përcjell InLajmi.
Rasti u bë i ditur nga Policia e Kosovës e cila njoftoi se si pasojë 7 persona kanë pësuar lëndime trupore.
Më tej nga policia u bë e ditur se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e njërit prej drejtuesve.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
I dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima femër kosovare. Si pasojë, lëndime kanë pësuar drejtuesit dhe 5 pasagjerë meshkuj kosovarë të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar /InLajmi/
